23:30 / 07.07.2022
Origi krahason Serie A me Premier League
Uran Krasniqi/RTKLive
Divock Origi ka krahasuar futbollin anglez dhe atë italian.
Ai pak ditë më parë iu bashkua Milanit nga Liverpool.
“Serie A dhe Premier League janë dy liga krejtësisht të ndryshme. Unë kam qenë me fat që kam luajtur në kampionate të ndryshme: Gjermani, Francë, Angli", ka thënë ai. "Liga italiane është shumë taktike, ndoshta në Angli, është më shumë fizike. Mendoj se do të mësoj shumë taktikisht në Itali".























