09:38 / 08.07.2022
Rivalët e Arsenalit pas Leno-s
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Fulham raportohet së është i interesuar për portierin e Arsenalit, Bernd Leno.
‘Gardiani’ gjerman është në mesin e shtatë lojtarëve të cilëve u është thënë se mund të largohen nga ‘Emiratës’.
Sipas medieve britanike, rivalët e Arsenalit, Fulham, janë të prirur për të transferuar Leno.
Gjermani është në vitin e fundit të kontratës së tij tek ‘Topçinjtë’, por duket se Leno gjatë kësaj verë, mund të behët me klub të ri.
Portieri gjerman dëshiron të gjejë një skuadër ku mund të luajë rregullisht, dhe Fulham thuhet së është opsioni më i mundshëm.























