11:38 / 08.07.2022
Kamponi i Italisë në kërkim të dy sulmuesve
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Gjiganti italian AC Milan synon të blejë dy sulmues gjatë kësaj verë.
Mediet italiane të premten shkruajnë së ‘Rossonerët’ dëshirojnë të transferojnë Hakim Ziyech nga Chelsea dhe Charles de Ketelaere nga Club Brugge.
De Ketelaere konsiderohet një nga futbollistët më të talentuar belgë dhe luan në pozicione sulmuese.
Ndërkaq, marokeni Ziyech nuk është në planet e Thomas Tuchel dhe e ardhmja e tij pritet të jetë larg Londrës.
Milanistët thuhet së synojnë ta përforcojnë repartin sulmues për sezonin e ri, dhe De Ketelaere dhe Ziyech janë në listën e klubit nga ‘San Siro’.























