PSG ofron 40 milionë euro për Scamacca-n, ja sa kërkon Sassuolo
BKT
Sport

PSG ofron 40 milionë euro për Scamacca-n, ja sa kërkon Sassuolo

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi i madh francez, PSG, raportohet së dëshiron ta sjellë në ‘Parkun e Princave’, Scamacca-n e Sassuolos.

Mediet italiane të premten shkruajnë së kampionët e Francës janë duke negociuar me Sassuolo për sulmuesin Gianluca Scamacca.

PSG mësohet së ofrojnë 40 milionë euro për kartonin e lojtarit, por klubi italian kërkon dhjetë milionë euro më shumë.

Negociatat mes dy palëve janë në fazën finale, dhe siç raportohet, Scamacca së shpejti do të bëhet lojtar i PSG-së.

Scamacca-n nga PSG-ja shihet si pasues i denjë i Mauro Icardit, ky i fundit pritet të largohet nga Parisi.