Newcastle, një tjetër klub anglez që e kërkon Asension
BKT
Sport

Newcastle, një tjetër klub anglez që e kërkon Asension

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Nuk është vetëm Liverpooli, klubi anglez që është duke e kërkuar sulmuesin e Real Madridit, Asension.

Mediet britanike të premten shkruajnë së edhe Newcastle është i interesuar për spanjollin.

Reprezentuesi spanjoll duket së do të largohet nga Real Madridi për të bërë një tjetër hap në karrierën e tij.

26-vjeçari prej kohësh është duke u vëzhguar nga AC Milan, por duket se lojtari preferon transferimin në Premier League.

Krahas ‘The Reds’ në garë për spanjolli është futur edhe Newcastle.