City zyrtarizon transferimin e yllit argjentinas
BKT
Sport

City zyrtarizon transferimin e yllit argjentinas

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sulmuesi Julian Alvarez tashmë është zyrtarisht është pjesë e klubit të madh anglez, Manchester City.

Kampioni i Premier Leagues, sot e ka konfirmuar blerjen yllit të River Plate.

Julian Alvarez do të bashkohet me ekipin e parë të Cityt këtë fundjavë, për përgatitjet përpara sezonit të ri 2022/23.

Alvarez, 22 vjeç, iu bashkua Cityt në afatin kalimtar të janarit dhe nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me klubin, por qëndroi në River Plate deri në fund të sezonit të kaluar në formë huazimi.

Alvarez është shprehur i lumtur me transferimin tek ‘Qytetarët’.

“Jam tejet i lumtur dhe ndihem gati të luaj për Cityn. Kjo është, pa dyshim, një nga skuadrat më të mëdha në futbollin botëror. Ju vetëm duhet të shihni se çfarë ka fituar ky ekip në dekadën e fundit për të kuptuar cilësinë e tyre”, tha Alvarez.

“City ka një histori të mrekullueshme të kohëve të fundit të lojtarëve argjentinas dhe unë dua të vendos vulën time në klub në të njëjtën mënyrë si Sergio Aguero, Pablo Zabaleta dhe Carlos Tevez. Jam shumë mirënjohës për gjithçka që River Plate bëri për mua dhe dua të falënderoj tifozët, stafin dhe lojtarët për mbështetjen e tyre”, shtoi më tej sulmuesi argjentinas.

Alvarez do të veshë fanellën me numrin 19 për Cityn përpara sezonit të ri.