Batatina kërkon mbështetjen e tifozërisë shqiptare kundër Buducnost
BKT
Sport

Batatina kërkon mbështetjen e tifozërisë shqiptare kundër Buducnost

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka kërkuar mbështetjen e tifozërisë për ndeshjen e kthimit ndaj Buducnostit të Podgoricës, që e mposhti mbrëmë klubin nga Podujeva, në kuadër të kualifikimeve për Conference League. 

"Jam i bindur se me mbështetjen tuaj në Stadiumin 'Fadil Vokrri' do ta përmbysim rezultatin dhe do të kualifikohemi më tutje dhe do t'iu tregojmë atyre që na urrejnë se ne jemi vendi i futbollit dhe shteti i demokracisë dhe jo urrejtjes", ka shkruar trajneri llapjan në një adresim të tij gjatë ditës së sotme.
Batatina ka thënë se më shumë se humbja e ka bërë të ndihet keq sjellja e tifozërisë malazeze, prandaj duke e parë interesin e ndeshjes si diçka që merr përmasë kombëtare, ka ftuar të gjithë futbolldashësit shqiptarë, përfshirë edhe mërgimtarët që gjenden në Kosovë për pushime, që ta mbështesin Llapin. 
Ndeshja e dytë Llapi - Buducnost zhvillohet javën e ardhshme.