Tottenham huazon lojtarin e Barcelonës
BKT
Sport

Tottenham huazon lojtarin e Barcelonës

Uran Krasniqi/RTKLive

Tottenham ka huazuar mbrojtësin e Barcelonës, Clement Lenglet.

Njëzet e shtatë vjeçari i është bashkuar skuadrës së Antonio Contes si huazim për një sezon.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, që jam në këtë qytet, në këtë klub. Unë jam i uritur, dua të luaj, dua të jem futbollisti i cili ndihmon ekipin të fitojë trofe dhe të luftojë në të gjitha garat”, ka thënë qendërmbrojtësi francez.

Tottenham ka realizuar disa transferime këtë verë, pasi drejtuesit e klubit vunë në dispozicion 100 milionë funte për transferime.