22:43 / 08.07.2022
Di Maria nënshkruan me Juventusin
Uran Krasniqi/RTKLive
Angel Di Maria është lojtari më i ri i Juventusit.
Ai ka nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare me klubin nga Torino.
Reprezentuesi argjentinas u largua nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit si lojtar i lirë pas shtatë vitesh qëndrimi në Paris, ku fitoi pesë tituj të Ligue 1, por nuk ia doli të fitojë edhe Champions League
Di Maria ka luajtur 122 herë për Argjentinën ku ka shënuar njëzet e pesë gola.























