18:35 / 09.07.2022
Handanovic rinovon me Interin
Uran Krasniqi/RTKLive
Inter ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Samir Handanovic.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit italian.
“Jam shumë krenar, jam krenar dhe që jam kapiten i Interit”, ka thënë portieri.
Slloveni është pjesë e Interit nga viti 2012, ku ka bërë 439 ndeshje, duke fituar një titull të Seria A, Kupën e Italisë dhe Superkupën italiane.
Ai gjtihashtu ka mbortur 81 herë portën e Kombëtares sllovene.























