13:11 / 10.07.2022
Sot zhvillohet finalja e madhe e Wimbledonit
KP
Gara më prestigjioze në sportin e tenisit, Wimbledoni, sot vë përballë australianin Nick Kyrgios dhe serbin Novak Gjokoviq.
Kyrgios është sërish në një finale të Wimbledonit pash 10 viteve. Në vitin 2012 australiani luajti dhe fitoi finalen e të rinjve. Sot ai do të dalë në fushë për të luajtur finalen kundër Gjokoviçit.
Sipas faqeve të basteve, favorit është padyshim Gjokoviç, ndërsa shanset për Kyrgios janë më të larta se 4:1, një diferencë e konsiderueshme për një finale të Grand Slamit.























