Daja para ‘finales’ me Zalgiris: Nesër do të ketë një tjetër histori
BKT
Sport

Daja para ‘finales’ me Zalgiris: Nesër do të ketë një tjetër histori

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kampioni i Kosovës, Ballkani, nesër luan ‘finalen’ e kualifikimit në Ligën e Kampionëve në udhëtim tek Zalgiris.

Zalgiris dhe Ballkani do të ndeshen në sfidën kthyese në kuadër të rundit të parë kualifikues në ‘Champions’.

Ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’ ishte mbyllur baras 1-1, ndërsa sfida e nesërme vendos skuadrën e cila do të kalojë në rundin tjetër të garës elitare evropiane.

Trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ilir Daja thotë nesër do të jetë një tjetër histori.

“Pas prezantimit që patëm në Prishtinë, ekipi është goxha mirë, për shkak që kemi qenë dominues në pjesën më të madhe të lojës, nesër do të ketë një tjetër histori. Do të bëjmë atë që bëmë në Prishtinë, por të jemi më cinik para portës, për të shkuar drejt kualifikimit”, tha Daja.

“Mendoj që si ashtu si Zalgiris ashtu edhe ne, ndoshta nuk do të ndryshojë shumë sistemi por do të ndryshojë manovra, sepse kemi parë direkt njërin- tjetrin në përballjen e parë në Prishtinë, por nëse bëjmë ndeshjen që kemi bërë në Prishtinë, besoj që do të jemi ne që do të shkojmë tutje”, theksoi tekniku shqiptar.

Ndeshja mes Zalgiris-Ballkani nis në orën 18:00.