Kosova mundet nga Mali i Zi
BKT
Sport

Kosova mundet nga Mali i Zi

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Vashat e Kosovës janë mundur nga Mali i Zi me rezultat 35:100 (6:25, 5:27, 15:24, 9:24), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, për vajza U20 që po mbahet në Maqedoninë Veriore.

Basketbollistet e Kosovës, ndonëse u angazhuan mjaft shumë, megjithatë, nuk ia dolën assesi ta ndalin skuadrën mike, duke u mundur bindshëm prej 35:100.

Për vashat e Kosovës ishte sfida e tretë në tri ndeshje dhe si duket ndikoi edhe lodhja nga dy përballjet e fundit.

“Dardanet” kanë një fitore dhe dy humbje në Grupin C, kurse takimin e fundit e zhvillojnë nesër (e martë) ndaj Rumanisë nga ora 21:00, ndërkaq, Mali i Zi ka dy fitore nga dy ndeshje.