21:50 / 11.07.2022
Pogba pas rikthimit te Juve: Kjo fanellë është gjithçka për mua
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mesfushori francez Paul Pogba tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Juventusit.
Reprezentuesi francez u largua nga Machester Unitedi për t’u rikthyer te ‘Zonja e Vjetër’.
Pogba duke folur për kanalin zyrtar të Juventusit, është shprehur shumë i lumtur që sërish do të vesh fanellën e torinezëve.
“Ndihem shumë mirë këtu. Që në ditën e parë shoh vërtet një atmosferë që nuk mund ta shpjegoj. Jam shumë i lumtur dhe mezi pres të filloj të luaj për Juvën”, tha ai.
“Kjo fanellë është gjithçka për mua. Juve më dha mundësinë të jem Pogba. Kjo skuadër është gjithçka dhe unë dua të jap më të mirën për këtë skuadër, sepse kjo fanellë dhe kjo skuadër meritojnë vetëm të fitojnë dhe të jenë të parët”, theksoi mesfushori francez.























