Ballkani mban stërvitjen e fundit në Lituani, gati për sfidën e nesërme
Fatmir Bytyqi /RTKlive
FC Ballkani sonte ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së kthimit në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Kosovës nesër mbrëma përballet me Zalgirisin, në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Skuadra nga Suhareka, sonte në tokën lituaneze, ka mbajtur seancën e fundit para duelit të nesërme.
Ballkani përmes një njoftimi, ka bërë më dije se seanca e sontme ka shkuar mirë dhe skuadra është gati për duelin me Zalgiris. Kampioni i Kosovës synon fitore në mënyrë që të siguron kualifikimin në rrethin tjetër të garave në ‘Champions’.
“FC Ballkani ka njoftuar se në pasditen e sotme kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin “LFF”, aty ku edhe do të zhvillohet ndeshja e nesërme. Synimi i vetëm është fitorja ndaj Zalgirisit”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.
Kujtojmë së ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’ ishte mbyllur baras 1-1.
Ndeshja Zalgiris-Ballkani nis në orën 18:00.























