Super-Drita ‘rrëzon’ Inter Turku-n (E plotësuar)
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Drita ka kaluar në rundin e dytë të Conference League, pasi sonte mposhti Inter Turku-n, me rezultat 3-0, duke përmbysur rezultatin e lojës së parë prej 1-0.
Nënkampionët e Kosovës sonte në ‘Fadil Vokrri’, kanë bërë një super-ndeshje, duke dominuar gjatë terë lojës kundër skuadrës finlandeze, dhe duke realizuar tri gola.
Gjilanasit mjaft mirë e nisen këtë duel dhe vetëm pas pesë minutave lojë përmes sulmuesit Marko Simonovski kaluan në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Drita furishëm e nisi fraksionin e dytë të kësaj super-sfidë, duke realizuar edhe dy gola dhe duke përmbysur Inter Turkun.
Ishte Arbnor Muja, i cili në minutën e 49-të dhe 51-të fundos skuadrën finlandeze.
Të përzgjedhurit e Ardian Nuhiut, edhe pas epërsisë prej 3-0, patën edhe disa raste të mira për gol, sidomos rast ideal kishte Muja, por goditja e të cilit u dëbua nga mbrojtja e skuadrës mysafire.
Përfundimisht Drita kalon në rundin e dytë të Conference League, ku do të ndeshet me skuadrën belge Royal Antwerp FC.
Shpërthen stadiumi ‘Fadil Vokrri’, Muja përmbyse Inter Turku
Fillim i jashtëzakonshëm i Dritës në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Inter Turku.
Është Arbnor Muja, i cili shënon dygolësh në minutën e 49-të dhe 51-të, duke kaluar Dritën në epërsi prej 3-0, dhe duke përmbysur rezultatin e lojës së parë.
Nënkampioni i Kosovës dhe skuadra finlandeze, po ballafaqohen në ndeshjen kthyese në kuadër të rundit të parë kualifikues në Conference League.
Mbyllet pjesa e parë, Drita në epërsi kundër Inter Turku
Drita e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej 1-0, kundër Inter Turku.
Nënkampioni i Kosovës dhe skuadra finlandeze, po ballafaqohen në ndeshjen kthyese në kuadër të rundit të parë kualifikues në Conference League
Drita e ka nisur furishëm duelin kthyese kundër Inter Turku. Ishte sulmuesi Marko Simonovski pas vetëm pesë minutave lojë, ka kaluar skuadrën gjilanase në epërsi prej 1-0.
Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave i zhvilluar para një javë, ishte mbyllur me fitoren e skuadrës finlandeze prej 1-0.
Drita është në rrugë të mirë që të përmbys rezultatin e lojës së parë për të kaluar në rrethin tjetër të Conference League.
Drita e nis furishëm, shënon Simonovski
Drita e ka nisur furishëm duelin kthyese kundër Inter Turku.
Sulmuesi Marko Simonovski pas vetëm pesë minutave lojë, ka kaluar skuadrën gjilanase në epërsi prej 1-0.
Nënkampioni i Kosovës dhe skuadra finlandeze, po ballafaqohen në kuadër të rundit të parë kualifikues në Conference League.
Kjo sfidë parashikohet të jetë interesante pasi që të dy ekipet synojnë kalimin në rrethin tjetër të garave të kësaj ligë joshëse evropiane.
Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave i zhvilluar para një javë, ishte mbyllur me fitoren e skuadrës finlandeze prej 1-0.
Në ‘Fadil Vokrri’ nis sfida Drita-Inter Turku
Në ‘tempullin’ ‘Fadil Vokrri’ ka nisur ndeshja kthyese mes Dritës dhe Inter Turku.
Nënkampioni i Kosovës dhe skuadra finlandeze, po ballafaqohen në kuadër të rundit të parë kualifikues në Conference League.
Kjo sfidë parashikohet të jetë interesante pasi që të dy ekipet synojnë kalimin në rrethin tjetër të garave të kësaj ligë joshëse evropiane.
Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave i zhvilluar para një javë, ishte mbyllur me fitoren e skuadrës finlandeze prej 1-0.
Drita-Inter Turku, publikohen formacionet zyrtare
Nënkampioni i Kosovës në futboll, Drita, sonte luan sfidën kthyese në Conference League, ku ndeshet me skuadrën finlandeze Inter Turkut.
Drita dhe Inter Turku përballen në ‘Fadil Vokrri’ në një sfidë që parashikohet të jetë interesante pasi që të dy ekipet synojnë kalimin në rrethin tjetër të garave të kësaj ligë joshëse evropiane.
Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave i zhvilluar para një javë, ishte mbyllur me fitoren e skuadrës finlandeze prej 1-0.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:
Formacionet zyrtare:
DRITA: Maloku, Krasniqi, Limani, Balde, Bardhoku, Jashari, Broja, Selmani, Baftiu, Muja, Simonovski.
INTER TURKU: Riikonen, Niska, Ruxi, Ketting, Arcelore, Paananen, Tamminen, Arsalo, Hyvarinen, Forsell, Jyry.
Ndeshja Drita-Inter Turku nis në orën 20:00.























