Shkupi eliminon Lincoln-in, sfidon Dinamon e Zagrebit
BKT
Sport

Shkupi eliminon Lincoln-in, sfidon Dinamon e Zagrebit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Shkupi është kualifikuar në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Skuadra shqiptare përkundër humbjes si mysafire e Lincoln Red me rezultatin 2:0, është kualifikuar në rrethin e dytë kualifikues.

Kampionia e Maqedonisë së Veriut kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi me shifrat 3:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2 ka kaluar tutje. Ndeshja e kthimit u luajt të martën mbrëma në Gjibraltar. Lincolni është kampion i Gjibraltarit.

Në raundin e dytë kualifikues, Shkupi takohet me gjigantin kroat, Dinamo Zagreb. Dinamo është favorite absolute.