Tirana bie nga Championsi, humbet nga Dudelange
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Klubi i njohur shqiptar Tirana e ka mbyllur aventurën në Ligën e Kampionëve.
Kampionët e Shqipërisë janë mposhtur nga kampioni i Luksemburgut, Dudelange, me rezultat të përgjithshëm 3-1 pas dy ndeshjeve.
Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e skuadrës nga Luksemburgu prej 1-0, ndërsa sonte në ndeshjen kthyese të zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, badhekaltërit u mposhtën me rezultat 2-1.
Pas një orë lojë, mysafirët krijuan epërsi të dyfishë me golat e realizuar nga Bojic në minutën e 49’ dhe Sinani në të 61-tën.
Me golin e realizuar nga Redon Xhixha në minutën e 78’, Tirana provoi të kthehej në lojë, por nuk ia dolën të bënin më shumë.
Pavarësisht humbjes, Tirana vazhdon garat evropiane, ku do të luajë në Conference League.























