‘Drita pati një mbrëmje magjike’, ky është mesazhi i Ademit
BKT
Sport

‘Drita pati një mbrëmje magjike’, ky është mesazhi i Ademit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka thurur elozh për dy skuadrat tona që sonte luajtën në garat evropiane.

Ballkani u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi u mund nga Zalgiris (1-0), derisa Drita ‘rrëzoi’ Inter Turkun, duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 3-0.

I pari i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se Ballkani bëri paraqitje të mirë pavarësisht eliminimit, derisa Drita sipas kreut të FFK-së, kishte një mbrëmje magjike. Ademi iu ka uruar sukses edhe Llapit dhe Gjilanit që të enjten luajnë sfidat e radhës në Conferencë League.

“Sonte Ballkani nuk arriti të kalojë tutje në Ligën e Kampionëve, pasi u eliminua nga Zhalgiris pas vazhdimeve (0:1), ndonëse me lojën e shfaqur në ndeshjen e parë sikur na e krijoi përshtypjen se kualifikimi ishte i pashmangshëm. Në anën tjetër, skuadra e Dritës pati një mbrëmje magjike në stadiumin ‘Fadil Vokrri” dhe na gëzoi me kualifikim në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës. Përgëzoj futbollistët e Dritës për paraqitjen e shkëlqyeshme ndaj skuadrës finlandeze, Inter Turku (3:0) dhe uroj të vazhdojnë me nivel të tillë loje edhe në rrethin e dytë të kësaj gare. Shpresoj që kualifikimin në këtë fazë ta arrijnë të enjten edhe Gjilani dhe Llapi, teksa Ballkanit i uroj më shumë fat në Ligën e Konferencës”, ka shkruar Ademi.