Trajneri i Dritës: Fitorja nuk u arrit rastësisht
BKT
Sport

Trajneri i Dritës: Fitorja nuk u arrit rastësisht

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ardian Nuhiu, trajner i Dritës, është shprehur i kënaqur me lojën dhe fitoren e skuadrës së tij kundër Inter Turku.

Gjilanasit sonte mposhtën skuadrën finlandeze me rezultat 3-0, dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 3-1, kalojnë në rundin tjetër të Conferencë League.

“Edhe ndeshja e parë ishte e mirë, por humbëm nga një episod. Nuk diskutohet se këto ditë e përgatisnim në përpikëri ndeshjen. Përgëzoj futbollistët për luftën, kjo tregon se fitorja s’u arrit rastësisht. Fitoren ia dedikoj familjes dhe intelektualëve. Do të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme përkundër që është vështirë”, përfundoi ai.