Varane: Man Utd duhet të përmirësohet në gjithçka
BKT
Sport

Varane: Man Utd duhet të përmirësohet në gjithçka

Uran Krasniqi/RTKLive

Raphael Varane ka thënë se Manchester United, nën drejtimin e Erik ten Hag, duhet të përmirësohet në gjithçka.

"Ne kemi ambicie për këtë sezon, por gjithashtu, më e rëndësishmja, duhet të punojmë me përulësi. Mendoj se kjo është më e rëndësishmja", ka thënë Varane. "Ne e dimë saktësisht se si duam të luajmë. Trajneri shpjegoi shumë mirë se çfarë duhet të bëjmë dhe është absolutisht e qartë".

Mbrojtësi francez shpreson se mund të përgatitet edhe për Botërorin. 

"Do të përpiqem të jem gati dhe të jem në formë", ka thënë francezi.