13:08 / 13.07.2022
Alexander Isak në orbitën e Newcastle
Uran Krasniqi/RTKLive
Newcastle po kërkon ta forcojnë sulmin dhe sulmuesi i Real Sociedad, Alexander Isak duket një zgjedhje.
Trajnerit të Newcastle, Eddie Howe, sipas "Telegraph" i pëlqen aftësia e suedezit për të luajtur në treshen e parë.
Newcastle ka shpenzuar mbi 50 milionë funte për repartin mbrojtës, ku deri tash ka ofruar Nick Pope, Sven Botman dhe Matt Targett.
Isak nga viti 2019 te Sociedad ka shënuar dyzet e tri herë në 128 ndeshje.























