20:08 / 13.07.2022
Juan Mata sërish do të luajë në Premier League, e kërkon ky klub
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Spanjolli Juan Mata tashmë është lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Manchester Unitedin.
Pavarësisht ‘divorcit’ me ‘Djajtë e Kuq’, megjithatë, e ardhmja e spanjollit duket së sërish do të jetë në Premier League.
Sipas medieve britanike, Leeds United është e interesuar për shërbimet e 34-vjeçarit.
Drejtori i skuadrës angleze, Victor Orta thuhet së tashmë ka kontaktuar me babanë e Mata-s, për të shikuar mundësinë e transferimit të spanjollit tek Leeds.























