Kjo është premia për futbollistët e Llapit nëse eliminojnë Buduçnostin
BKT
Sport

Kjo është premia për futbollistët e Llapit nëse eliminojnë Buduçnostin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Llapi nesër luan ndeshjen më të rëndësishme në Conferenc League.

Llapjanët do të përballen me Buduçnostin në sfidën kthyese të kësaj garë joshëse.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Podgoricë kishte përfunduar me fitoren e skuadrës malazeze prej 2-0.

Llapjanët për të kaluar në rrethin tjetër të Conference League, duke përmbysur rezultatin e lojës së parë, mision ky aspak i lehtë, të paktën në letër.

Trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina në konferencën për medie, ka zbuluar edhe premion për futbollistët e skuadrës së tij në rast së eliminojnë Buduçnostin.

“Lojtarët kanë një bonus të mirë për nesër. Nëse kalojmë tutje do të marrin 20 mijë euro. Është një shumë e konsiderueshme për lojtarët”, ka thënë Batatina.

Ndeshja Llapi-Buduçnosti luhet nesër në ‘Fadil Vokrri’ prej orës 20:00.