Edhe PSG i hyn garës për Kounde
BKT
Sport

Edhe PSG i hyn garës për Kounde

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi i madh francez, PSG i ka hyrë garës për mbrojtësin e Sevillas, Juels Kounde.

Mediet e huaja raportojnë së kampionët e Francës i janë shtuar garës për mbrojtësin francez.

Kounde është duke u kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Barcelonën, por tani në garë për shërbimet e francezit është futur edhe klubi nga ‘Parku i Princave’.

Francezët e PSG-së janë në kërkim të një mbrojtësi cilësor, ku Kounde tashmë është synimi i skuadrës parisienë.

Në rast së dështon transferimi i francezit, atëherë PSG sërish do të rikthehet nga mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar.