22:01 / 13.07.2022
Klubi i njohur i Serisë A e do Kumbullën
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mbrojtësi shqiptar i AS Roma, Marash Kumbulla është duke u kërkuar nga Fiorentina, një tjetër klub i madh i Serisë A.
Sipas medieve italiane, klubi nga Firenca, ka hartuar një listë të gjatë me emrat e mundshëm që mund ta zëvendësojnë Nikola Milenkoviqin.
Për momentin Robin Le Normand dhe Marash Kumbulla thuhet se janë dy lojtarët më të pëlqyer tek Fiorentina.
Mbrojtësi kuqezi mund të transferohet tek Fiorentina pasi që ai nuk e ka të sigurt vendin e titullarit në skuadrën e Jose Mourinhos.























