09:14 / 14.07.2022
Sot Gjilani dhe Llapi kërkojnë kalimin në raundin tjetër të CL
Uran Krasniqi/RTKLive
Gjilani dhe Llapi luajnë nëntëdhjetëminutëshin e fundit sot, i cili është përcaktues për atë se a do të vazhdojnë të luajnë në garat e futbollit evropian, apo vetëm do të shohin klubet e tjera duke luajtur.
Gjilani që luan në Letoni me klubin Liepaja, pritet ta ketë më të lehtë ngase ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 1-0, ndërsa Llapit në Prishtinë i duhet ta përmbysë diferencën prej 2-0 ndaj Buducnostit të Malit të Zi.
Ndeshja e Gjilanit fillon nga ora 16:00, kurse ajo e Llapit nga ora 20:00.























