CL sot vjen me ndeshjet, luajnë edhe klubet shqiptare
BKT
Sport

CL sot vjen me ndeshjet, luajnë edhe klubet shqiptare

Uran Krasniqi/RTKLive

Njëzet e nëntë ndeshje pritet të zhvillohen sot në kuadër të raundit të parë kualifikues të Conference League, duke llogaritur edhe dy ndeshjet e klubeve kosovare, Gjilani dhe Llapi.

Në mesin e klubeve janë edhe ato shqiptare. 

Partizani i Tiranës do të ndeshet me klubin Saburtalo nga Gjeorgjia dhe Laçi me klubin Iskra nga Mali i Zi. Derisa Partizani ka fituar si mysafir dhe ndeshjes i qaset nga një pozicion më komod, kurbinasit në ndeshjen e parë vetëm kanë barazuar. 

Shkëndija e Tetovës do të ndeshet me armenët e Ararat, të cilët i ka mposhtur në ndeshjen e parë me rezultat 2-0. Gjithashtu edhe Decic nga Tuzi do të luajë përballë Dinamo Minsk, ku takimi i parë në kryeqytetin bjellorus ishte mbyllur 1-1.  

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në mbrëmje.