Vidal nga Inter kalon në futbollin brazilian
BKT
Sport

Vidal nga Inter kalon në futbollin brazilian

Uran Krasniqi/RTKLive

Arturo Vidal ka përfunduar te Flamengo pas largimit nga Interi.

Vidal ishte në dispozicion si lojtar i lirë pasi kontrata e mesfushorit u ndërpre me pëlqim të ndërsjellë të hënën.

Flamengo ka konfirmuar se 35 vjeçari do të vazhdojë karrierën e tij në Brazil.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Bayern Munichut iu bashkua Interit në vitin 2020, duke nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2022 që përfshinte opsionin për një vit shtesë.

Vidal rikthehet në futbollin e klubeve të Amerikës së Jugut pas pesëmbëdhjetë vitesh të kaluara në Evropë.