Paqe në ‘Fadil Vokrri’, Llapi bie nga Liga e Konferencës (E plotësuar)
Fatmir Bytyqi /RTKlive
FC Llapi është eliminuar nga Liga e Konferencës pasi sonte nuk mori më shumë së një barazim 2-2, në duel me Buduçnostin në ‘Fadil Vokrri’, derisa skuadra malazeze kalon në rrethin tjetër falë fitores në ndeshjen e parë prej 2-0.
Përballja mes llapjanëve dhe skuadrës malazeze, është zhvilluar në një atmosferë fantastike nga tifo-grupet e shumta shqiptare që për 90-të minuta mbështeten fuqishëm skuadrën e Tahir Batatinës.
Futbollistët e Llapit e kishin dominim në terren, duke bërë presin të vazhdueshëm drejt portës mysafire, megjithatë, skuadra mike u shfaq ekip me më përvojë dhe në fund iu gëzuan kualifikimit.
Djukoviq (23’) zhbllokojë lojën duke kaluar në epërsi Buduçnostin në 1-0. Por, llapjanët nuk u dorëzuan dhe në finish të pjesës së parë përmes brazilianit Firmino (46’), nga penalltia barazuan shifrat në 1-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Edhe në pjesëlojën e dytë, ishte Llapi që e bënte presion drejt portës së skuadrës malazeze, megjithatë, këta të fundit sërish kaluan në avantazh (2-1), dhe sërish më anë të Djukoviq (64’), i cili shënoi golin e tij të dytë personal.
Nuk vonoi shumë dhe sërish ndizet stadiumi ‘Fadil Vokrri’, pasi që Kurtaj (70’), shënoi një super-gol për të barazuar rezultatin në 2-2, dhe për të rikthyer shpresën e skuadrës llapjanë për të përmbysur rezultatin e lojës së parë.
Futbollistët e skuadrës sonë, vazhduan tentimet e tyre që të gjejnë sërish rrugën golit, megjithatë, gola më nuk kishte, madje, Festim Alidema (93’), dështoi nga pika e bardhë, kështu kjo supersfidë mbyllet baras 2-2.
Ky rezultat dërgon Buduçnostin në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës, derisa për Llapin këtu mbyllet ëndrra evropiane.
Spektakël në ‘Fadil Vokrri’, Kurtaj shtang Buduçnostin
Një superndeshje po luhet në ‘Fadil Vokrri’.
Llapi sërish ka barazuar rezultatin në duel me Buduçnostin. Është Kurtaj (70’), i cili realizoi një super-gol për barazuar shifrat në 2-2.
Llapjanët dhe skuadra malazeze po përballen në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën kthyese të rundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Buduçnosti shënon edhe golin e dytë
Buduçnosti sërish kalon në epërsi në duel me Llapin.
Është përsëri Djukanoviq (64’), i cili kalon skuadrën malazeze në avantazh prej 1-2.
Llapjanët dhe skuadra malazeze po përballen në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën kthyese të rundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ndizet stadiumi ‘Fadil Vokrri’, barazon Llapi
Llapi ka barazuar rezultatin në duel me Buduçnostin në 1-1.
Llapjanët dhe skuadra malazeze po përballen në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën kthyese të rundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ishte braziliani Firmino (46’), i cili nga pika e bardhë barazoi shifrat në 1-1, në një superndeshje që po luhet në ‘tempullin’ e kryeqytetit tonë.
Vjen goli i parë në ‘Fadil Vokrri’
Buduçnosti ka kaluar në epërsi kundër Llapit prej 0-1.
Llapjanët dhe skuadra malazeze po përballen në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën kthyese të rundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Djukanoviç (23’), kalojë skuadrën malazeze në epërsi prej 0-1, edhe pse skuadra jonë po dominon ndeshje, duke kërkuar vazhdimisht rrugën e golit.
Kujtojmë së ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave para një javë ishte mbyllur me fitoren e Buduçnostit prej 2-0.
Starton ndeshja Llapi- Buduçnosti
Ka startuar ndeshja mes Llapit dhe Buduçnosti.
Llapjanët dhe skuadra malazeze po përballen në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën kthyese të rundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Dueli mes skuadrës sonë dhe asaj malazeze, ka nisur në një atmosferë fantastikë të krijuar nga shumë tifo-grupe shqiptare që ndodhen në tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ për të përkrahur skuadrën e Tahir Batatinës.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e Buduçnostit prej 2-0, dhe sonte llapjanët më gjithë ‘arsenalin’ do të provojnë që të përmbysin rezultatin e lojës së parë.
Llapi – Buduçnosti, ja formacionet zyrtare
Llapi dhe Buduçnosti do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën kthyese të rundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ky duel pritet të jetë tejet interesant dhe pritet të luhet në stadiumin e stërmbushur me tifozë, pasi që shumë tifo-grupe shqiptare kanë paralajmëruar së do të jenë në mbështetje të skuadrës së Llapit.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e Buduçnostit prej 2-0, dhe sonte llapjanët më gjithë ‘arsenalin’ do të provojnë që të përmbysin rezultatin e lojës së parë.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:























