22:48 / 14.07.2022
Shkëlqen Daku, çon Mura-n në rundin e dytë të Ligës së Konferencës
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sulmuesi kosovar Mirlind Daku, ka shkëlqyer sonte në fitoren e skuadrës së tij Mura përballe moldavëve të Sf Gheorghe.
Mura mundi Sf Gheorghe, me rezultat 2-1, duke siguruar kalimin në rrethin tjetër të kësaj garë evropiane.
Sulmuesi kosovar ishte hero i kësaj sfidë, duke shënuar golin e dytë për Mura-n në minutën e 81-të.
Mura në rrethin e dytë do të ballafaqohet irlandezët e St Patrick.























