Edhe Bernardeschi drejt MLS
BKT
Sport

Edhe Bernardeschi drejt MLS

Uran Krasniqi/RTKLive

Federico Bernardeschi ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në elitën e futbollit amerikan MLS.

Gazetari Fabrizio Romano ka raportuar se marrëveshja mes Toronto FC dhe Bernardeschit është arritur dhe tash pritet zyrtarizimi. Detaje të kontratës nuk janë zbuluar.

Te Toronto paraprakisht shkuan edhe Lorenzo Insigne dhe Domenico Criscito.

Bernardeschi është larguar nga Juventusi pas pesë viteve.