Prishtina rikthen Kreshnik Ukën
Uran Krasniqi/RTKLive
Kreshnik Uka është futbollisti më i ri Prishtinës. Për rikthimin e tij ka njoftuar vetë klubi me historinë më të madhe në Kosovë.
"Top-shënuesi i Superligës për edicionin e kaluar në fanellën e Drenicës me 19 gola në 26 paraqitje, Kreshnik Uka është futbollisti më i ri i FC Prishtinës. Sulmuesi i mirënjohur ishte huazuar te Drenica në janar të vitit 2021, vit në të cilin Prishtina u shpall kampion. Në atë gjysmë-sezoni me Drenicën, Uka shënoi gjashtë gola në 14 paraqitje. 27-vjeçari ka firmosur kontratë të re dy-vjeçare me FC Prishtinën, të cilës tash e disa ditë i është bashkuar në fazën përgatitore me ç'rast në dy ndeshjet e para miqësore i ka realizuar edhe dy gola me fanellën “bardhekaltër”. Uka për faqen zyrtare të klubit është shprehur i lumtur që i është bashkuar sërish Prishtinës", ka komunikuar klubi kryeqytetas.
Prishtina ka bërë shumë ndryshime në skuadër para nisjes së edicionit të ri.























