17:13 / 15.07.2022
Cila do të jetë e ardhmja e Nathan Ake?
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ndonëse ditëve të fundit flitej se Nathan Ake do të largohet nga Manchester City për t’iu bashkuar Chelsea, megjithatë, lojtari do të qëndrojë tek kampionët në fuqi të Anglisë.
Sipas medieve britanike, Nathan Ake do të qëndrojë në Manchester City. Chelsea provoi ta blinte lojtarin, madje, edhe City ishte i gatshëm ta shiste, por vetëm nëse plotësoheshin kërkesat e ‘qytetarëve’.
Marrëveshja nuk është arritur, dhe tashmë 27-vjeçari mbetet pjesë e skuadrës së Pep Guardiolës.























