Chelsea rikthehet kah ylli i Sevillas
BKT
Sport

Chelsea rikthehet kah ylli i Sevillas

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi anglez, Chelsea pas hoqi dorë nga transferimi i Nathan Ake, tashmë është kthyer përsëri kah ylli i Sevillas, Jules Kounde.

Trajneri i londinezëve, Tuchel synon që akoma më shumë ta përforcojë repartin e mbrojtjes.

Kounde sipas medieve britanike, është në listën e teknikut gjerman. Në fakt, Chelsea edhe verën e kaluar kishte provuar që ta blejë futbollistin e Sevillas, por ‘Blutë” e Londrës hezituan të paguajnë 80 milionë euro aq sa ishte klauzola për lirimin e lojtarit.

Por, londinezët sërish do të provojnë transferimin e francezit, i cili prej kohësh është duke u kërkuar edhe nga gjiganti spanjoll, Barcelona.

Madje, edhe vet lojtari preferon transferimin tek katalonasit.