14:06 / 16.07.2022
Dzeko refuzon Juventusin, kjo është arsyeja
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sulmuesi i Interit, Edin Dzeko ka refuzuar transferimin tek Juventusi, raportojnë mediet italiane.
Sulmuesi boshnjak është në listën e ‘Zonjës së Vjetër’, por Dzeko ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit tek juventinët.
Reprezentuesi boshnjak, thuhet se ka refuzuar gjigantin italian sepse ai dëshiron të provojë veten te Interi si dhe paga pasi që në Torino, ai do të kishte pagë më ulët.
Mbetet të shihet nëse Juventusi do të përgatit ofertë më të mirë për Dzekon.























