Barça pas Lewandowskit, ja mësynë edhe yllit të Aston Villas
BKT
Sport

Barça pas Lewandowskit, ja mësynë edhe yllit të Aston Villas

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Pas transferimit të Robert Lewandowskit, Barcelona tashmë është hedhur në sulm edhe për yllin e Aston Villas, Carney Chukwuemeka.

Mediat spanjolle të dielën raportojnë se katalonasit synojnë ta blejnë edhe Carney Chukwuemeka e Aston Villas.

Ylli i Aston Villas është duke u kërkuar nga disa klube evropiane, por tani në garë për të janë futur edhe ‘blaugranat’.

Aston Villa thuhet së do të kërkojë 25 milionë euro për yllin e tyre. Krerët e Barcelonës shumë shpejtë do të takohen me drejtuesit e skuadrës angleze për ta shikuar mundësinë e transferimit të Chukwuemeka në ‘Camp Nou’.