16:27 / 17.07.2022
Martinez edhe zyrtarisht është i ‘Djajve të Kuq’
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Lisandro Martinez edhe zyrtarisht është lojtar i ri i klubit të madh anglez, Manchester United.
Klub nga ‘Old Trafford’, përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar Martinez-in, i cili tek ‘Djajtë e Kuq’ transferohet nga Ajaxi.
“Manchester United është i kënaqur të njoftojë se klubi ka arritur marrëveshje me Ajax-in për transferimin e mbrojtësit argjentinas Lisandro Martinez”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e klubit anglez.
Ky transferim sipas mediave të huaja, i ka kushtuar Unitedit 50 milionë euro.























