Jorginho shprehet i kënaqur për ribashkimin me Koulibaly
BKT
Sport

Jorginho shprehet i kënaqur për ribashkimin me Koulibaly

Uran Krasniqi/RTKLive

Mesfushori i Chelseas, Jorginho ka shprehur kënaqësinë që u ribashkua në "Stamford Bridge" me Kalidou Koulibaly, ish-shokun e tij të skuadrës në Napoli.

“Jam shumë, shumë i lumtur që ai është këtu. Si lojtar, ai është një mbrojtës brilant: i shpejtë, i fortë dhe me shumë cilësi. Ai është gjithashtu një lider i vërtetë. Ne kemi qëndruar në kontakt që kur u largova nga Napoli", ka thënë ai.

Klubi i Premier League nënshkroi me kapitenin e Senegalit një kontratë për katër vjet, duke i paguar Napolit 40 milionë euro.