Të shtunën mbahet turneu për nder të Legjendës
BKT
Sport

Të shtunën mbahet turneu për nder të Legjendës

RTKlive

Në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, të shtunën, më 23 korrik, do të mbahet turneu kushtuar Legjendës, Fadil Vokrri, me rastin e ditëlindjes së tij.

Në këtë turne do të marrin pjesë veteranët e Kombëtares së Kosovës, veteranët e Kombëtares së Shqipërisë, veteranët e KF Llapit dhe veteranët e FC Prishtina. Në ndeshjen e parë të turneut do të takohen Llapi-Prishtina, në orën 17:30, derisa në orën 19:00 do të zhvillohet ndeshja Kosovë-Shqipëri. Të ftuar do të jenë familjarët e Legjendës dhe ish-bashkëlojtarët, si Ramadan Cimili, Erdogan Celina, Skënder Shëngyli, Esat Mehmeti, Rafet Prekazi etj. Po ashtu, të ftuar janë edhe drejtues të institucioneve të nivelit lokal të Podujevës dhe Prishtinës si dhe atyre të nivelit qendror. Ky turne zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.