Drita sot përballet me Antwerpin
BKT
Sport

Drita sot përballet me Antwerpin

RTKlive

Drita sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës. Përballë skuadrës së drejtuar nga Ardian Nuhiu do të jetë skuadra e njohur belge, Royal Antwerp.

Dy ditë më parë skuadra tjetër kosovare, Ballkani realizoi fitore bindëse si mysafire ndaj La Fioritas (4:0), duke e kryer po thuajse çështjen e kualifikimit. Megjithatë, gjilanasit i pret një punë shumë e vështirë, duke pasur parasysh se ballafaqohen me ekipin që sivjet është pretendenti kryesor për titullin e kampionit në kampionatin belg. Sidoqoftë, djelmoshat e Nuhiut janë shprehur të motivuar para kësaj ndeshje, teksa kanë thënë se objektivi i tyre është paraqitja sa më e mirë dhe një rezultat i favorshëm për ndeshjen e kthimit në Prishtinë. Ndeshja Antwerp-Drita fillon në orën 19:00.