U hodh shorti për edicionin e ri garues të Superligës
BKT
Foto/ FFK
Sport

U hodh shorti për edicionin e ri garues të Superligës

RTKlive

Sot në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2022/23 në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra kampione në fuqi, Ballkani edicionin e ri do ta nisë si mysafire, në duel me skuadrën fqinje, Malishevën. Ndërkaq, përballjet e tjera të javës së parë janë si vijon: Gjilani – Ferizaj, Malisheva – Ballkani, Drenica – Llapi, Trepça’89 – Drita dhe Dukagjini – Prishtina. Kampionati i ri fillon më 13 gusht.