Allegri: E kemi për detyrë ta fitojmë `Scudetton`
BKT
Sport

Allegri: E kemi për detyrë ta fitojmë `Scudetton`

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka theksuar se objektivi i skuadrës së tij në edicionin e ri do të jetë titulli i kampionit në Serie A.

“E kemi për detyrë të fitojmë ‘Scudetton’, sidomos për faktin se sezonin e kaluar e kemi mbyllur pa trofe, për herë të parë në 10 vjet”, ka theksuar Allegri, në konferencën për shtyp në Las Vegas, në prag të ndeshjes miqësore kundër Chivas.

“Si zakonisht do të godasim të gjitha objektivat. Kanë ardhur shumë lojtarë. Disa me eksperiencë dhe disa të tjerë më të rinj”, ka shtuar Allegri.