13:26 / 22.07.2022
Ten Hag: Jam duke e pritur Ronaldon
RTKlive
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka theksuar se është duke e pritur Cristiano Ronaldon për ta integruar në skuadër.
Ylli portugez nuk i është bashkuar skuadrës në turneun përgatitor në Azi dhe Australi për arsye personale, teksa në media raportohet se ai nuk e ndërmend të vazhdojë aventurën e tij në “Old Trafford”.
“Cristiano Ronaldo? Situata është e njëjtë si javën e kaluar. Preferoj të fokusohem te lojtarët që janë këtu dhe po bëjnë mirë. Mendoj vetëm për këtë dhe përmirësimin e gjërave. Sidoqoftë, jam duke e pritur atë dhe më pas do ta integrojmë në skuadër”, ka thënë Ten Hag.























