Saul drejt Juventusit
BKT
Sport

Saul drejt Juventusit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Lëndimi i Paul Pogbas ka bërë që krerët e Juventusit të hedhen në sulm për të gjetur zëvendësuesin e francezit.

Pogba, i cili pak ditë më parë iu bashkua ‘Zonjës së Vjetër’, ka pësuar një lëndim që do ta lejë jashtë fushës Pogban për disa muaj.

Sipas mediave italiane, Juventusi kërkon alternative për francezi. Saul Niguez i Atletico Madridit nga drejtuesit e torinezëve shihet si zëvendësues i Pogbas.

Juve synon që Niguez ta sjellë në Torino në formë huazimi. Negociatat mes dy klubeve pritet të nisin shumë shpejtë.