Tovërlani merr drejtimin e Kombëtares U21
BKT
Sport

Tovërlani merr drejtimin e Kombëtares U21

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Afrim Tovërlani i është kthyer zejes së trajnerit.

Tekniku prishtinas pas një periudhe pushimi, i është rikthyer punës, por kësaj radhe jo te klubet.

Ish-trajneri i disa skuadrave elitare, është emëruar përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës U21.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, sot në mbledhjen e radhës vendosi që Tovërlanin ta emërojë në krye të ‘Dardanëve’ të rinj.

“KE shqyrtoi ecurinë e ekipeve kombëtare dhe në këtë drejtim mori vendim që për përzgjedhës të Kombëtares U21 të emërojë futbollistin e spikatur dhe trajnerin më të trofeshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani”, thuhet në njoftimin FFK-së.

Kujtojmë së pas largimit të Michael Nees, për disa muaj Kombëtaren U21 e drejtoj Albert Bunjaki.