Edu përjashton mundësinë e shitjes së Saka-s
BKT
Sport

Edu përjashton mundësinë e shitjes së Saka-s

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Shefi i Arsenalit, Edu e ka përjashtuar mundësinë e shitjes së Bukayo Saka.

Reprezentuesi anglez ishte një nga lojtarët më të mirë tek ‘Topçinjtë’ në sezonin e fundit, duke shënuar 11 gola dhe duke asistuar shtatë herë.

Arsenali është duke biseduar me lojtarin për kontratën e re. I pyetur se si po shkojnë bisedimet për kontratën me Sakën, Edu tha: “Mirë, shumë”.

Ai tregon arsyen pse po vonon rinovimin i kontratës se re mes londinezëve dhe 20 vjeçarit.

“Është normale. Ne do të ulemi dhe do t'i vendosim të gjitha detajet në vendin e duhur”.

“Pritjet tona dhe pritshmëritë e tij, të familjes së tij dhe të agjentit të tij, dhe do të vendosim gjithçka së bashku. Gjëja kryesore është se si ndihesh. Ai është i lumtur me ne dhe ne jemi të lumtur më të, kështu që vetëm do të ulemi dhe të gjejmë zgjidhjen e duhur”, theksoi Edu.