Shkëndija mposht Valmieras, kalon në rrethin e tretë në CL
BKT
Sport

Shkëndija mposht Valmieras, kalon në rrethin e tretë në CL

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Shkëndija e Tetovës e ka mposhtur ekipi letonez, Valmieras, me rezultat 3-1, dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 5-2, skuadra shqiptare siguron kualifikimin në rrethin e tretë në Ligën e Konferencës.

Ekipi nga Tetova ka bërë paraqitje mjaft të mirë në sfidën kthyese kundër skuadrës letoneze.

Golashënues për ekipin shqiptar ishin, Bejtulai, Doriev dhe Ramadani.

Ky sukses është mjaft i madh për Shkëndijën, e cila vazhdon të shfaq formë mjaft të mirë në garat evropiane viteve të fundit.