15:56 / 30.07.2022
Arsenali gati për sezonin e ri, shkund Sevillan
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Arsenali duket se është i përgatitur mirë për sezonin e ri të garave.
‘Topçinjtë’ sot demoluan Sevilla, duke e mposhtur me rezultat 6-0, në një ndeshje miqësore të luajtur në ‘Emiratës’.
Njeriu i ndeshjes padyshim se ishte përforcimi i kësaj verë, Gabriel Jesus, i cili shënoi hat-trickun e tij të parë në fanellën e Arsenalit.
Ndërkohë, Bukayo Saka realizoi dygolësh, derisa një gol e shënoi Edward Nketiah.
Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore e Arsenalit para fillimit të kampionatit të ri në Premier Ligë, ku skuadra e Artetës në javën e parë do të takohet me Crystal Palace.























