13:54 / 31.07.2022
Ancelotti i frikësohet Barcelonës: Po ndërtojnë një ekip fantastik
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Transferimet që ka bërë Barcelona gjatë kësaj verë, duke se e kanë shqetësuar edhe trajneri i rivalëve të përbetuar, Real Madridit, Carlo Ancelottin.
Strategu italian duke folur për mediat spanjolle, mendon se Barcelona po ndërton një skuadër fantastike. Ai thotë së nuk është i befasuar nga përforcimet e tyre.
“Unë mendoj se Barcelona po ndërton një ekip fantastik. Unë jam i fokusuar te skuadra ime, jo tek të tjerët”, tha ai.
“A jam i befasuar nga nënshkrimet e tyre? Në futboll asgjë më nuk me befason. Barcelona është një ekip që gjithmonë duhet respektuar dhe këtë vit do të jetë rivali ynë deri në fund”, theksoi Ancelotti.























